Ritmi shpërthyes dhe tematika paksa e veçantë e këngës së saj, e ka pozicionuar klipin e ri të Adelina Ismailit me titull “T’iqja” në 10 këngët më të ndjekura në Youtube për Zvicrën.
E cilësuar si Diva e muzikës moderne, Adelina ka jetuar për rreth një dekadë në Zvicer, dhe produksioni që ka shenjuar edhe rikthimin e saj në treg, ka rezultuar shumë i sukseshëm dhe i sjellë krejt ndryshe e i dedikuar kryesisht fallcitetit dhe manimulimeve që mbizotërojnë në rrjetet sociale.
Klipi ironik po aq sa edhe teksti, duket se ka marrë shumë vëmendje dhe po kryeson aktualisht këtë renditje.
Link: https://charts.youtube.com/ch
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=ykzxD3sHaoc