Këngëtari i njohur Young Zerka ka qenë i ftuar mbrëmjen e kaluar në Top Show Magazinë ku sigurisht ndër të tjera është pyetur edhe për marrëdhënien e tij me Ronela Hajatin.
Ai ka pranuar publikisht se me Ronelën janë shokë shumë të mirë por nuk janë në një lidhje dashurie. Këngëtari i muzikës ‘reggeaton’ shtoi ai dhe Ronela shkojnë shumë me njëri-tjetrin.
I pyetur nëse do t’i pëlqente që të lidhej me të, Zerka u përgjigj me ‘po’. “Ajo është yll bote, por edhe shkojmë shumë bashkë” ,-tha ai duke mos e shprehur por edhe duke mos e mohuar.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=yNRwcIDSfvM&feature=youtu.be
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel