ShowBiz

Lori Hoxha “shuplakë” Mira Kazhanit. “Një portal që drejtohet nga një femër që…”

Një lajm i publikuar në portalin e drejtuar nga gazetarja Mira Kazhani, ka irrituar tej mase trashëgimtaren e Top Channel, blogeren e njohur Lori Hoxha. Në lajm bëhet fjale për format trupore të këngëtares Afërdita Dreshajt që janë përshkruar disi me maliciozitet.

“Bjonde elegante, tërheqëse i ka thuajse të gjitha Aferdita Dreshaj, veç këmbëve. Do thoni ju i ka të gjata? I ka vërtet po mbase busti dekolteja, por edhe takat që çoç i rregullojnë defektet s’na kanë lënë të shikojmë më poshtë, për të parë këmbët, madje ta themi troç ja kemi vënë re prej kohësh, po ndoshta gjthë ata që linin kokën pas saj s’ e kanë kuptuar. Në foton e fundit e postuar nga koka te këmbët na i kujtoi. Të gjata dhe pak si çun. Madje po të mos kishim parë fytyrën do mendonim se është djalë. dhe c është më e keqja s’ ka palestër në botë e ushtrim që rregullon formën e kockës së këmbës por pak rëndësi ka”, ka mjaftuar ky lajm që Lori Hoxha të reagojë ashpër ndaj këtij portali dhe drejtueses së tij.

Mesa duket Lorit i janë lënduar ndjenjat e femrës dhe e revoltuar ka reaguar ashpër.

“Një portal i drejtuar nga një femër që përcjell këtë lloj mesazhi tek njekësit e tij. Dhe kërkojmë që femrat të ndihen të forta, të pushtetshmë të barabarta kur jemi në ato që femrën e ulim çdo ditë”, shkruan e revoltuar Lori në një postim të gjatë.

Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjcZgX0AoBt/?taken-by=lorihoxha