Në një armosferë tejet elektrizuese, një nga emrat më të shquar të muzikës botërore, gërshetoi tingujt e njërës prej valleve më të bukura të shqiptareisë me njërin prej hiteve të saj.
Një nga surprizat më të veçanta të koncertit të Rita Orës në Tiranë ka qenë remix i këngës së famshme Black Widow me tingujt e valles së Tropojës.
Në skenën te Sheshi Skënderbej është shfaqur flamuri gjigant kombëtar ndërsa Rita Ora dhe balerinat kanë nisur të kërcejnë nën tingujt e famshëm të “shotës”. Të pranishmit në shesh u entuziazmuan së tepërmi.
Link: https://youtu.be/3bHEvnTIPgY?t=2229
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjlI0ssHup_/?taken-by=ritaora