Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa presin që shumë shpejt të bëhen prindër.
Por edhe pse në muajin e 6-të të shtatzënisë, Ajola nuk i lë pas angazhimet e saj në punë. Së fundmi ajo ka realizuar videon e këngës së Noizy-t dhe Alban Skënderajt, një videoklip i veçantë që u publikua pak ditë më parë.
Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku ka treguar se për realizimin e klipit i është dashur të rrijë 12 orë në diell. Menjëherë pas këtij postimi ka reaguar kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili ka bërë thirrje që mos i mbajnë djalin në diell.
“Ekipi i ëndrrave. Mos ma mbani çunin shumë ne diell ore”- ka shkruar Veliaj. Edhe pse akoma herët, Veliaj po tregon përkushtimin e tij ndaj të birit në ardhje.
https://www.instagram.com/p/Bj4V51THe5vFj8TG7DL8rZbm7YETYT3RgUsBuM0/?taken-by=ajolaxoxa
Link: https://www.instagram.com/p/Bj4V51THe5vFj8TG7DL8rZbm7YETYT3RgUsBuM0/?taken-by=ajolaxoxa
Link: https://www.youtube.com/watch?v=8kzj3kNcy3E&t=167s
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjpcGzUHgID/?taken-by=erionveliaj