Youtube Enterprise Day është një event me rëndësi, që gjigandi Youtube këtë vit e ka zhvilluar në Paris, pranë zyrave kryesore të përfaqësisë së Google në Francë.
Në këtë aktivitet prestigjoz qenë të ftuar partnerë të rëndësishëm të platformës lider në botë.
Përfaqësues nga e gjithe Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika iu bashkuan panelit ku u diskutua me anë të fjalimeve publike të ekspertëve, tema në lidhje me sistemin e monetizimit të videove, sistemet teknike të automatizimit të proceseve në platformë etj.
Sigurisht shkëmbimet e eksperiencave përfshijnë një fashë kohore të veçantë në aktivitet.
Po ashtu gjatë këtij eventi u shqyrtuan informacione me rëndësi për marketimin dhe rregullat mbi të cilat ky i fundit aplikohet.
Të gjithë partnerët patën mundësinë të takojnë njëri-tjetrin personalisht si edhe stafin e Youtube-it, duke përfshirë këtu edhe përfaqësues të rangjeve të larta të hieraskisë.
Iu dha mundësia e ballafaqimit në vetën e parë profesionistëve si nga industria e muzikes ashtu edhe nga video entertainment, gaming etj.
Po ashtu në konferencën që u mbajt, u gjend hapësirë për trajtimin e materialeve në lidhje me krijimin dhe përforcimin e brandeve në platformë.
Kompania Acromax Media GmbH e cila ka në pronësi brandin e njohur shqipëtar ArkivaShqip është e pranishme në event, në pozita partneriteti.
Përfaqësuese e një katalogu të gjerë krijuar në Ballkan dhe me tej, plot 95% të krijimtarisë në gjuhën shqipe dhe para kësaj shifre nuk mund të qëndrohet indiferent.
Një aftershow mbresëlënës u zhvillua në “Galeries Lafayette”, një nga qendrat tregëtare më të mira në Paris dhe ndër më të famshmet në botë.
Foto: ©ArkivaShqip