ShowBiz

3 milion në tre ditë! Nuk do e besoni si e feston Noizy suksesin e hitit “Toto”

‘Toto’, është një supersukses i Noizyt në bashkëpunim me reperin nga Gjermania, Raf Camora që u prit mjaft mirë nga publiku. Për këto ditë kënga ka marrë mbi 3 milion klikime në Youtube. Klipi në të cilin shfaqet edhe modelja e njohur, Oriola Marashi është publikimi i fundit i labelit OTR.

Tre milion nuk janë një fjalë goje dhe Noizy e ka festuar në mënyrë të veçantë. I veshur si minions, ai kërcen hareshëm, sakaq që në video shfaqet dhe Oriola. “Duke festuar 3 milionëshin në tri ditë, #Toto”, ka shkruar Noizy, që ka bërë për vete rrjetin me këtë këngë që nuk të ndahet lehtë nga mendja.

https://www.instagram.com/p/BkIu1zol-C2/?taken-by=zinizin

Link: https://www.instagram.com/p/BkIu1zol-C2/?taken-by=zinizin

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkFtSoJF53_/?taken-by=zinizin