ShowBiz

E krahasojnë me Marina Vjollcën, reagon menjëherë Fjoralba Ponari

 
Fjoralba Ponari është një moderatore e re në ekranin televiziv. Bukuroshje drejton krah Edi Manushit “Top Arena ” në Top Channel.

Ajo zuri vendin e dikurshëm të Marina Vjollcës, e cila prezantonte me Manushin dhe sigurtisht që të gjithë e krahasuan Fjoralbën me Marinën.

Mesa duket, këto krahasime nuk i kanë pëlqyer aspak Fjoralbës, e cila e ftuar  në emisionin “Pop Culture”, ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye përse njerëzit duhet ta krahasojnë me Marinën, pasi midis tyre nuk ka asgjë të përbashkët. “Nuk më pëlqen që më krahasojnë me Marinën, nuk kemi asgjë të përbashkët, e vetmja gjë  e përbashkët është në lidhje me Manushin që është kimia që dy çiftet kanë në ekran, domethënë vendi ishte vakant unë nuk zëvendësova asnjë njëri”, është shprehur Fjoralba.

Link: https://youtu.be/D3rLnGC37cU?t=239

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkICWwGH4hz/?taken-by=fjoralba.ponari