ShowBiz

Pas 43 vitesh martesë, 60 vjeçarja dëbon të shoqin nga shtëpia. Zbuloni arsyen e pabesueshme

Pas 43 vitesh martesë z.Qani është nxjerrë jashtë shtëpie nga bashkëshortja e tij Fiqiretja dhe janë bërë protagonistë të rubrikës “Shiheni në gjyq” në “E diela shqipëtare”. Shkak për këtë është bërë një pronë që ata kanë pasur dhe sot rezulton në emër të dikujt tjetër. Znj. Fiqirete ka qenë gjatë gjithë seancës mjaft e acaruar me bashkëshortin e saj, duke fajësuar atë për problemin që ata kanë sot, duke u shprehur se ai ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj.

“E kam nxjerrë përjashta zonja Eni. Ky zotëri më ka sjellë shumë probleme. Është turp të ndahem në këtë moshë 60 vjeçe. Që në vitin `91 që mori pronën e deri në 2002 kam qenë e qetë. Pas 2002-shit e këtej ky njeri më ka sjellë dramë të madhe në familje, më ka sjellë dhunë në shtëpi”, tregoi znj.Fiqirete. I përlotur, pothuajse që në fillim të seancës, Qaniu tha se nuk donte të vinte në këtë përballje.  “Jam katandisur sot nga gabimet dhe fajet e mia, jam flakur në rrugë. Po nuk flakem në rrugë unë se jam burri i shtëpisë!”, u shpreh ai.

Për më tej mund të ndiqni videon e mëposhtme:

Link: https://youtu.be/hMS9B55qZLQ?t=105

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan