ShowBiz

Ilda Bejleri ka hedhur pas krahëve kritikat e Muçit. Ja se si u paraqit moderatorja në emision

Ilda Bejleri herë pas here ka marrë shumë vëmendje për paraqitjen e saj provokuese në studio. Madje edhe kritizerët e saj kanë përfituar vëmendje falë saj.

Kohë më parë, gazetarja ka pasur një përplasje me Mustafa Nonon, i cili është shprehur hapur se veshjet e saj nuk janë të denja për një transmetim në televizion.

Duket se kjo gjë nuk i ka bërë aspak përshtypje Ilda Bejlerit, duke vazhduar në çdo dalje publike të ekspozojë sa më shumë format e trupit.

Në një nga puntatat e emisionit sportiv që aktualisht gazetrja drejton është tradhëtuar nga veshja, ndërsa nga pakujdesia është ekspozuar më shumë seç duhet.

E veshur me një jumpsuit bojëqielli, Ilda ia ka dalë të marrë maksimumin e vëmendjes e jo vetëm profesionalisht.

Foto: ©Digitalb

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkQoFgNhByq/?taken-by=ildabejleri