Përvoja më e veçantë e udhëtimit, me duar të lira, pa ngarkesë dhe pa shqetësime është një realitet, që për dikë do të konsiderohej si postmodern. Ovis nga ForwardX është një valixhe e përshtatur për udhëtarët me egzigjenca të kohëve moderne. Ajo përmban teknologji të zërit të fundit dhe aplikacione kompjuterike avangardë në llojin e tyre, VSLAM dhe algoritme të një rrjeti nervor artificial të zhvilluar nga ForwardX. Kjo për të siguruar një autonomi në lëvizshmërinë përkrah zotëruesit.
Me një listë të gjatë opsionesh si përllogaritja e distancave, njohja dhe diferencimi i personave, mbajtja dhe magazinimi i të dhënave dixhitale etj, Ovis është valixhia e robotizuar që të mahnit vërtet.
Lajmi është se kjo lloj valixhe së fundmi është lejuar zyrtarisht edhe nga autoritetet e sigurisë aeroportuale, për të kaluar nëpër pikat e kontrollit, me kusht që bateria e lëvizshme të skanohet e veçuar.
Video e mëposhtme është vërtetë mbresëlënëse:
Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=80&v=5-yevDAY-7U
Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?time_continue=80&v=5-yevDAY-7U