ShowBiz

E fejuar me Albi Nakon? E papritur deklarata e Alba Hoxhës

Këto dy ditët e fundit ka bërë bujë në media lajmi se koreografi i njohur Albi Nako dhe balerina e trupës së tij, Alba Hoxha, do të fejohen shumë shpejt. Ky lajm erdhi pas disa muajsh që në media aludohej se midis tyre ka diçka më shumë se miqësi, pasi dyshja u panë me pushime anës detit dhe shkuan në disa udhëtime jashtë shtetit.

Pas publikimit të lajmit të fejesës, Albi e mohoi kategorikisht, duke thënë se nuk ishte as i fejuar dhe as i lidhur. Sot, ka reaguar edhe Alba, e cila nëpërmjet një postimi në Instastory, shkruan: “Beqare dhe e lumtur”, duke hedhur poshtë fjalët për fejesën e saj me Albi Nakon. Interesant është fakti se edhe pas përgënjeshtrimeve të njëpasnjëshme të bëra edhe më parë, ata janë parë bashkë edhe në evente publike.

Link: https://www.instagram.com/albahoxha1/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BOYLyfHgTeJ/?taken-by=albahoxha1