Mund të thuhet me plotë gojën se ajo influencon shumë modën shqiptare, pasi e ndjekin në Instagram plot 1 milion vetë. Blogerja e njohur Armina Mevlani kësaj here ka vendosur të tregohet e sinqertë me të gjithë ndjekësit e saj.
Bukuroshja ndodhet aktualisht me pushime jashtë Shqipërisë, e në një postim ka treguar se ka probleme shëndetësore me stomakun dhe tretjen.
Ajo ka vijuar postimin duke treguar se pavarësisht kësaj, ajo nuk i ndahet dot gotës së shampanjës që mban në dorë.
“Probleme me stomakun dhe tretjen, por s’kam çfarë t’i bëj. E dua shampanjën”, sqaron Armina.
Link: https://www.instagram.com/armina_mevlani/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkGGJmGB0QJ/?taken-by=armina_mevlani