ShowBiz

Drejtori i “Portokallisë” i dashuruar: “Kam një njeri të rëndësishëm në jetën time”

 

 

Erdit Asllanaj i njohur në publik si “Drejtori” i Portokallisë, ka rrëfyer në studion e “Rreze Dielli” në Report TV se është i dashuruar dhe ka një lidhje të rëndësishme.

Aktori tregoi se e dashura e tij nuk i përket fushës së artit e ndonjëherë nuk e kupton stilin e tij të punës apo edhe frymëzimin si aktor që ndodh të të zgjojë edhe në 4 të mëngjesit.

Është dikush shumë i rëndësishëm në jetën time. U emocionova tani. Nuk është e fushës për fatë të keq.  Nuk e kupton që mund të zgjasin provat deri në 3 të natës, mund të zgjohesh në 4 të mëngjesit dhe të shkruash. “Ca po bën thotë, fike dritën

Asllanaj, i njohur për publikun me 2 personazhet më të spikatura të tij të “Drejtorit” dhe “Doktorit” në spektaklin e përjavshëm të humorit “Portokalli” u shpreh se ndihet i lumtur që ka gjetur një njeri që e mbështet në jetë, pavarësisht se e dashura ndonjëherë edhe bezdiset nga fama e tij.

Është një lidhje e konsoliduar , unë ndihem shumë mirë . Jam shumë i lumtur që kam dikë që më mbështet kaq shumë në çdo aspekt të jetës time. Ajo më ka kuptuar që në fillim . Ka dhe raste që shqetësohet për famën time, por mirëkuptohemi. Siç unë di të ndaj punën nga jeta personale edhe ajo e kupton pjesën time të punës dhe të jetës.

Ndërkaq i pyetur se si janë njohur me të dashurën, aktori u përgjigj fare thjeshtë me një batutë humori:

“Në një takim me miqtë. Më pa, e pashë, më pa e pashë. Ço një birrë atje”

Link: https://www.youtube.com/watch?v=-ngYtq3S-co

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=-ngYtq3S-co