ShowBiz

Pas plot 4 vjet lidhje, zbulohet e dashura e Landit të West Side Family

Ai është tejet hermetik në nxjerrje të informacioneve mbi jetën private,  por me siguri keni rastisur shpesh në profilin e Instagram-it të Land Hysit një bjondemjaft simpatike.

Këngëtari i grupit “West Side Family” publikoi ditën e djeshme një tjetër foto përkrah vajzës që e njohim me emrin Joli Liço.

Ai i veshur me kostum, ndërsa bjondja krah tij ka zgjedhur një fustan të gjatë rozë. Nga kjo mund të kuptojmë se dyshja është ftuar në një event të veçantë, të cilën na e zbuloi këngëtarja Marsela Çibukaj.

Kjo e fundit ashtu si dhe Landi ishin të ftuar në një dasmë, që u organizua në Siçili.

Pavarësisht se nuk dihen të tjera detaje për vajzën krah këngëtarit, ai ka publikuar shpesh foto me të në profilet e tij në rrjetet sociale.

Në aspektin profesional West Side Family, kanë sjellë së fundmi një hit mjaft festiv dhe simpatik me titullin “Komshia”.

 

https://www.instagram.com/p/BkdQ1rzFOuw/?taken-by=landifornia

Link: https://www.instagram.com/p/BkdQ1rzFOuw/?taken-by=landifornia

Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10153160617278547&set=p.10153160617278547&type=3&theater

Link: https://www.youtube.com/watch?v=qIiD0jHyDSA

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjE4I5UFsIB/?taken-by=landifornia