ShowBiz

Zyrtarizohet një këngëtare e dytë në familjen Gjebrea

Ardit Gjebra është një personazh shumë i dashur televiziv. Këngëtar, producent, moderator etj ai ka pas krahëve një karrierë për tu pasur zili.

Tashmë e gjithë familja e tij është bërë e njohur, duke filluar nga gruaja e tij Anila dhe Joni me Anën, dy fëmijët e këngëtarit.

Por duket se me Annën moderatori është shumë i lidhur.

Nuk është hera e parë që vogëlushja e moderatorit Ardit Gjebrea, Anna performon duke treguar në këtë mënyrë se tashmë është në gjurmët e të atit.

Këtë herë ajo ka kënduar në Amfiteatrin e Tiranës sëbashku me shumë fëmijë të tjerë. Për t’a ndjekur dhe duartrokitur kanë qenë të pranishëm edhe prindërit e saj të cilët në foto duken mjaft të emocionuar. Por foton për të cilën po flasim e ka bërë publike Jon Gjebrea, djali i Arditit i cili shpreh krenarinë për motrën e vogël.

Link: https://www.instagram.com/jon.gjebrea/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bj0gBoAh8pE/?taken-by=arditgjebrea