Ajola Xoxa dhe kryebashkiaku Erion Veliaj së afërmi bëhen prindër për herë të parë.
Pas një kohe relativisht të gjatë martese, Ajola është në muajin e gjashtë të shtatzënisë së shumë pritur.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Sokol Ballën në emision radiofonik, Veliaj foli për mënyrën si ndihet tani që e di që do të bëhet baba i një djali.
“Më ka transformuar. Edhe pse kam qenë shumë i ndjeshëm për fëmijët. Kam qenë shumë i vëmendshëm, por tani jam bërë disa herë më shumë. Sot, kur po vija në punë, tek Sheshi Ëilson ku po bëhen disa punime për uljen e trotuarit, po thoja me vete ‘karroca kalon këtu’? Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata me fëmijë. Kështu që, si Erion, besoj se fëmija do të më bëjë njeri më të mirë,” tha Lali Eri.
Link: https://www.instagram.com/p/BkW4KuUHJWO8b16TgH04XqQOPoOrIQzVENO-GM0/?taken-by=ajolaxoxa
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkH7F7xHFZyqdrDeci7ILzomCrcL2A72TaequM0/?taken-by=ajolaxoxa