Sistemi i ri operativ iOS 12 do t’i lejojë përdoruesit e një pajisje Apple të kontrollojnë kurdoherë plotësisht përdorimin e aplikacioneve të tyre. Pasi Apple kohët e fundit ka testuar këtë sistem të ri duke aplikuar më shumë detaje mbi “Screen Time”, dhe funksionet e tij. Kjo do t’u japë zotëruesve të pajisjeve një ide më të qartë se si e përdorin iPhone ose iPad e tyre. Me qëllim që të parandalojë një sjellje të varur para së cilës gjithnjë e më shumë paralajmërojnë ekspertët.
iOS 12 kontrollon dhe monitorizon gjithëfarë aplikacionesh, si lajmet, lojërat, rrjetet sociale, kamera, fotografitë ose kreativiteti me paisjen. “Screen time” mat kohën e përdorimit dhe madje shënon sa herë telefoni është ngritur në ditë dhe kur më shpesh.
Nëse dëshironi të shmangni përdorimin e pajisjes tuaj shumë shpesh, mund të aktivizoni funksionin e ashtuquajtur joproduktiv. Vendosni afate kohore për aplikacione të veçanta dhe gjithçka automatizohet. Përveç kësaj, aplikacionet që gjithmonë punojnë, të tilla si telefonia, mund t’u kufizohet funksionaliteti.
Funksioni i ri mund të gjendet tek “System Preferences” dhe në pak kohë iu jep një pasqyrë të llojeve të aplikacioneve me të cilat është ndërvepruar.
Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io