ShowBiz

Publikohen pamjet nga vila madhështore e Nora Istrefit

Nora Istrefi është gjithnjë në qendër të vëmendjes për jetën e saj publike dhe private. Ajo është e martuar me një tjetër këngëtar, Robert Berishën, me të cilin ka edhe një vajzë të vogël, Renee.

Ndryshe nga shumë të tjerë që duhet të shkojnë në plazh apo në resorte pishinash për të kaluar orët e nxehta të ditës, për Norën vapa nuk përbën problem. Në vilën e saj luksoze, këngëtarja ka një pishinë, në të cilën mund të relaksohet sa herë që dëshiron. Nëpërmjet një videoje të postuar në Instastory, Nora u ka treguar ndjekësve të saj shtëpinë e saj përrallore.

Me një kopësht të gjelbër, buzë të cilit ndodhet një pishinë e madhe, Nora ka filmuar edhe një pjesë nga vila e saj moderne dy katëshe në ngjyrë të bardhë, ku duket pak edhe pjesa e verandës.

“Shtëpi”, ka shkruar Nora mbi pamjet që flasin vetë.

Link: https://www.instagram.com/_noraistrefi_/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiCYh45ljJl/?taken-by=_noraistrefi_