Pas lëkundjeve sizmike të ndjera kudo në kryeqytet, qytetarët kanë dalë në rrugë. Por tërmeti i fuqishëm është ndjerë edhe në transmetim “Live”. Gazetarja Androniki Kolka ka qenë duke moderuar emisionin e mëngjesit “Vila 24” në News24 kur janë ndjerë lëkundjet e para.
Ndonëse është trembur, gazetarja e ka superuar mirë momentin e parë, duke u përpjekur ta kalojë me buzëqeshje dhe pa panik, megjithëse nuk ka munguar dora në zemër. Por kur lëkundjet kanë vazhduar, gazetarja e ka kuptuar se situata është serioze dhe është drejtuar nga dalja më e afërt, bashkë me të ftuarin e saj.
https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1760470087335274/
Link: https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1760470087335274/
Burimi i fotos kryesore: ©News24