ShowBiz

Kërceu “Bon bon” në publik, arrestohet 19 vjeçarja nga Irani

Një vajzë 19 vjeçare nga Irani është arrestuar nga policia vendase. Maedeh Hojabri ka postuar në faqen e saj në Instagram disa video ku kërcente me këngë të ndryshme pa shami në kokë, në njërën prej tyre edhe me këngën “Bon Bon” të Era Istrefit.

Por, në Iran nuk lejohet që gratë të vallëzojnë në publik dhe për këtë arsye, faqja e saj në Instagram me 600 mijë ndjekës është fshirë.
Pas arrestimit të Maedeh, në rrjetet sociale ka nisur një përkrahje e madhe nga ana e fansave, të cilët kanë filluar të postojnë video të 19 vjeçares duke kërcyer, si dhe kanë nisur fushatën “Kërcimi nuk është krim”, së cilës i është bashkuar edhe Era Istrefi. “Kjo është çmenduri! Lironi Madeah!”, ka shkruajtur Era mjaft e revoltuar me këtë ngjarje të pazakontë.

https://www.instagram.com/p/BlCwdGElSYZ/?taken-by=maedeh_hozhabri

Link: https://www.instagram.com/p/BlCwdGElSYZ/?taken-by=maedeh_hozhabri

https://www.instagram.com/p/Bk-Tni2lTvI/?taken-by=maedeh_hozhabri

Link: https://www.instagram.com/p/Bk-Tni2lTvI/?taken-by=maedeh_hozhabri

Link: https://www.instagram.com/strefie/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlBkgxclLQt/?taken-by=maedeh_hozhabri