ShowBiz

“Realizova ëndrrën e çunave”. Enca takohet pornstaren e famshme

Enca njihet për format e saj bombastike dhe fotot provokuese që hedh vazhdimisht në profilin e saj në Instagram, të cilat për hir të së vërtetës kanë një kahje të fortë erotike.

Ajo e ‘tronditi’ të gjithë rrjetin kur hodhi një sërë fotosh me një palë bikini blu nga plazhi, teksa ekspozonte të pasmet e kolme dhe gjoksin bombastik. Në njërën prej këtyre fotove, Encës i komentoi edhe pornostarja mjaft e famshme, Kendra Lust. Kendra, e cila shquhet për filmat me pullë të kuqe në skena erotike me femrat, i komentoi këngëtares një emoji pjeshke, duke i komplimentuar kështu të pasmet e saj. Vet Enca i ktheu koment Kendrës, ku i tha se ‘shumica e djemve shqiptarë çmenden kur ajo komenton në fotot e saj”.

Vetëm pak minuta më parë, Enca u ka dhënë një surprizë befasuese të gjithë meshkujve shqiptarë që e ndjekin atë, duke vendosur që t’u realizojë atyre ëndrrat. “Çuna, meqë e di që kjo do t’ju realizonte ëndrrat… kam një surprizë të vogël për ju”, ka shkruajtur ajo, duke vendosur në një shkrim pasardhës në thonjëza fjalën “Ëndrrat”.
Kështu, këngëtarja ka postuar një foto të sajën me pornostaren e famshme, duke bërë të ditur për të gjithë se ato të dyja janë takuar së bashku.
Përbri fotos Enca ka shkruar “Ja një foto e imja dhe kësaj bukuroshes”, duke etiketuar Kendrën e famshme. Gjithsesi arsyet e takimit mes tyre janë të paqarta.

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i foyos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlAcIMOnXNH/?taken-by=enca / https://www.instagram.com/p/Bkiyfnrh2a0/?taken-by=kendralust