Aktualitet

Vjen lajmi i shumëpritur, Ballist Morina lirohet nga burgu

Më në fund, pas shumë përpjekjesh ligjore dhe diplomatike, tifozi më i famshëm shqiptar, Ismail Morina – Ballisti, është liruar nga burgu.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ballisti, që ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ismail Morina u arrestua më 10 qershor të vitit të kaluar në Kroaci, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe. Ai kërkohej nga Serbia, si i akuzuari kryesor për ngritjen e dronit me flamurin “Autochtonous”, mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, në tetor të 2014-ës.

Në Kroaci, Ismail Morina iu nënshtrua një sërë procesesh gjyqësore, për të shmangur ekstradimin në burgjet serbe.

Më 28 mars, Kroacia vendosi të transferojë Ballist Morinën drejt Italisë. Mesditën e sotme, Ismail Morina postoi një foto me konsullin shqiptar në Bari, Adriatik Haskaj, teksa ka falënderuar autoritetet shqiptare, italiane dhe kroate, që ndihmuan në dhënien e drejtësisë për të.

Kjo është një ditë shumë e veçantë mbi të gjitha për një person të cilit nuk iu lejua të shohë familjen për një kohë shumë të gjatë, thjesht për burokraci ultranacionaliste.

Link: https://www.facebook.com/T14T07KZ303/photos/rpp.1489291048018122/2101980446749176/?type=3&theater

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/T14T07KZ303/photos/a.1489325041348056.1073741828.1489291048018122/1734273383519886/?type=3&theater