ShowBiz

E ka humbur nënën kur ishte vetëm 11 vjeçe. Morena Taraku përlot me rrëfimin emocionues

Për shkak të ndarjes së saj me miliarderin nga Teherani, Morena Taraku është përfolur shumë në faqet rozë të mediave.

Mirëpo përpos kësaj këngëtarja ka tërhequr vëmendje ditën e sotme me anë të një postimi që ka bërë në Instagram. Morena ka treguar më herët se e ka humbur nënën kur ishte vetëm 11 vjeçe dhe se ka një marrëdhënie të veçantë me të atin. Së fudmi ajo ka treguar se i mungon shumë nëna e saj. Fansat e kanë pyetur atë nëse i mungon nënë dhe këngëtarja nuk ka hezituar të kthejë përgjigje.

“Sigurisht! Çdo frymëmarrje e imja është e vështirë pa të. I them jo vetes sime, por realiteti është ndryshe”, është shprehur Morena mjaft e prekur.

Link: https://www.instagram.com/morenataraku/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bk-K5lolWOJ/?taken-by=morenataraku