ShowBiz

Së afërmi prindër?! Armina tregon kur do ta donte fëmijën e parë me Xenin

Pas fejesës së tyre të shumtë janë kureshtarët që duan të dinë mbi planet e tyre për dasmë. Fjala është për blogeren Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, një çift mjaft i lakuar në media.

Ata e kanë vërtetuar shumë herë që janë mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin dhe vetëm një fëmijë u mungon për të plotësuar dashurinë e tyre. Së fundmi, edhe Armina ashtu si shumë VIP-a të tjerë, u është përgjigjur disa pyetjeve që fansat i kanë dërguar në Instagram.

Njëri prej tyre e ka pyetur Arminën nëse ka menduar të ketë fëmijë me Shkëlzenin dhe ajo i është përgjigjur “Sigurisht”. “Kur do na e bësh një beb”, e ka pyetur një person tjetër, ndërkohë që Armina i ka thënë se do pak kohë.

“Dua edhe pak kohë, por jo pas 30 vjeç”, është përgjigjur blogerja, e cila 27 vjetorin e festoi para pak kohësh.

Link: https://www.instagram.com/armina_mevlani/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bj5NaFmD0YH/?taken-by=zeni.berisha