Google është gjobitur me 4.3 miliardë euro për shkak të sistemit android të telefonave.
Komision Europian tha se kompania ka përdorur sistemin Android për të forcuar pozitat e saj dominuese në kërkimet e përgjithshme në internet.
Kompanisë mëmë të Google, Alfabet, i është dhënë 90 ditë kohe për të ndryshuar praktikat e biznesit ose do të përballet me gjoba deri në 5% të të ardhurave të saj ditore.
Ndërkohë është bërë e ditur se do ta apeloje gjobën. Shefi Ekzekutiv i Google, Sundar Pichai gjatë një konference për mediat në Bruksel, deklaroi se vendimi i KE mund të beje që kompania të prodhoje telefona të zgjuar me një tjetër sistem operativ, siç është ai i Amazon Fire.
Kompania mund ta përballojë gjobën lehtësisht, por e ka cilësuar atë si të padrejtë. Komisioni Europian ka gjobitur më parë Google me 2.4 miliardë euro, masë kjo e cila është apeluar nga kompania.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=5AB03tS33Kg
Burimi i lajmit: https://money.cnn.com/2018/07/18/technology/google-eu-fine-android/index.html
Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io