ShowBiz

Enca ka filluar të mendojë për dasmën. Ja kush do këndojë kur ajo të martohet

Enca është një ndër këngëtaret më të reja në tregun muzikor dhe nuk përflitet për lidhje me ndokënd. Megjithatë Enca po mendon për ditën më të rëndësishme në jetën e saj.

Përmes një postimi të publikuar në Instagram, Enca zbulon këngëtarin e preferuar, të cilin synon ta ftojë në dasmë për të kënduar.

“E dua J Balvin, të këndojë në dasmën time të ardhshme. Nëse dikush dëshiron të martohet me mua, në fillim duhet t’i dijë këto detaje”, shkruan Enca në Instastory.

J Balvin është këngëtar kolumbian i zhanrit reggae i cili së fundmi ka korrur sukses ndërkombëtar.

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkfpQy9AxHa/?taken-by=enca