Aktualitet

Lali Eri merr masa për “Kiki challenge”

Vendosja ose jo e rripit të sigurimit nëpër automjete, mesa duket është bërë një problem shqetësues dhe jehona e tij ka shkuar deri në rangjet e larta në Beshkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një fotografie në Facebook ka bërë thirrje për vendosjen e rripit të sigurisë gjatë ngasjes së veturës.

Në këtë fotografi shihet një tabelë e vendosur në një nga rrugët e Tiranës, në të cilën thuhet:”Lidhe rripin, Kiki! Drake do të të mirëkuptojë!”.

Ky postim nga i të parit të Tiranës, lidhet me publikimin e shumë videove nga persona të ndryshëm që kërcenin me këngën e reperit Drake, In My Feelings.

“Të besh #KikiChallenge me kërcim jashtë makinës që ecën, duket shumë gallatë, gjersa ndodh hataja!

Na duhesh të kërcesh më gjatë, ndaj vendose rripin e rri në makinë shoku! “, ka shkruar Veliaj në Facebook.

Link: https://www.facebook.com/ErionVeliaj/photos/a.10151701775081926.1073741840.38316716925/10156645182196926/?type=3&theater

Për të kuptuar çfarë është “KikiChallenge” mund të ndiqni videon e mëposhtme:

Link: https://www.youtube.com/watch?v=2nyqUWFQOpg

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/ErionVeliaj/photos/a.449363656925.244533.38316716925/10156594852136926/?type=1&theater