Nëse iu është sprovuar durimi duke pritur në aeroport me orë të tëra dhe shërbimi mund të ketë lënë për të dëshiruar, atëherë ndoshta është koha që shqyrtoni alternativa të tjera dhe me leverdi surprizuese.
Duke qenë se nuk mund të shmanget kostoja e lartë e fluturimeve nga Tirana International Airport (TIA), atëherë përse të mos gjendet një mundësi për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e udhëtimit dhe shërbimit? Duke iu drejtuar agjensive që shërbejnë me fluturime private.
Marrim më konkretisht një konsideratë një mundësi reale. Sa është kostoja e një udhëtimi privat drejt Mikonos në Greqi? (meqë jemi në sezon veror…).
Sipas të dhënave zyrtare të ofruara nga LunarJets, një kompani fluturimesh private me seli në Zvicer, për udhëtimet jo më të gjata se një orë iu vihet në dispozicion i tërë avioni për 2000 euro. Kjo sigurisht është e leverdishme për grupet me mbi katër persona, deri në tetë persona. Gjithnjë duke e krahasuar me çmimin e biletave individuale të linjave ajrore publike.
Sipas të dhënave zyrtare, ky çmim është për të gjithë kabinën / avionin. Kapaciteti i pasagjerëve (dhe bagazhit) duhet të konfirmohet sipas llojit të avionit. Për arsye kostosh, kohëzgjatja e fluturimit përllogaritet me shpejtësi mesatare prej 400 nyje / orë. Koha aktuale të fluturimit mund të ndryshojnë sipas llojit të avionit dhe motit.
Link: https://www.lunajets.com/en/why-lunajets/private-jet-hire-cost/
Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io