ShowBiz

“Mirë se vjen në Serbi”, i dashuri i Dua Lipës i kthehet komentueses Serbe

Dua Lipa pritet të performojë të premten në festivalin ‘Sunny Hill”, që do të zgjasë 3 ditë.

Dua ka mbërritur dje në Prishtinë e shoqëruar nga i dashuri i saj Isaac Carew, i cili po ashtu këtë udhëtim drejt vendlindjes së të dashurës së tij e ka shoqëruar edhe me foto.

Por në një foto që ai shkrepi në avionin privat me të cilin udhëtuan, ai etiketoi Prishtinën, por nuk munguan edhe komentet tendencioze nga ndjekësit serbë.

Një komentuese serbe i shkruan atij “Mirë se vjen në Serbi”, ndërsa i dashuri i Duas kishte përgjigje epike, ku shkroi “Gjeografia nuk është atributi juaj më i fortë, apo jo?”.

Link: https://www.instagram.com/p/BmOLTd6nTea/?taken-by=isaaccarew

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlOrURpHdnK/?taken-by=isaaccarew