Zërat shpejt u vërtetuan. Drejtuesit e Top Channel kanë menduar që Fjori dhe Edi të vazhdojnë të jenë partnerë në televizion. Kimia e mirë të cilën të dy e përcollën shpejt edhe te publiku, nuk mund të mbetej vetëm te Top Arena.
Lajmet e disa javëve më parë, që Manushit dhe Fjorit do t’i besohet “E diell” në sezonin e ri, pritet të bëhen shpejt konkrete. Edhe pse ende asnjë program i ri nuk është konfirmuar në Top, pasditen e sotme, në një bisedë “Ask me a question” me fansat, Fjorin e kanë pyetur edhe për sezonin e ri dhe ka konfirmuar: “Po, duke filluar nga tetori, do rikthehemi së bashku me Edin si çift televiziv”.
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlVlF4NHOS5/?taken-by=fjoralba.ponari