ShowBiz

Lori Hoxha publikon fustanin e saj, në dasmën e stër-përfolur të së motrës

Edhe pse detajet janë të pakta, kurioziteti mbi dasmën e Sarës dhe Ledionit është i madh. Momentet më të bukura janë mbajtur në privatësi të plotë dhe çdo publikim i tyre përbën lajm.

Lori Hoxha ka postuar një foto në Instagram ku duket që po jep dorën e fundit para dasmës. Lori ka marrë fashionisten e njohur amerikane Alex Brown, për t’u kujdesur për look-un e saj, e cila njihet për kurimin e imazhit të modeleve më të njohura të pasarelave.

Lori nuk ka publikuar shumë nga fustani, megjithatë duket e mahnitshme. Dje ishte Sara ajo që postoi një foto nga dasma dhe sot Lori. Mesa duket familja Hoxha sapo ka filluar të publikojë pak nga pak imazhe të eventit.

https://www.instagram.com/p/BnI9dcZg0Rl/?taken-by=lorihoxha

Link: https://www.instagram.com/p/BnI9dcZg0Rl/?taken-by=lorihoxha

Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmdybSWg4ws/?taken-by=lorihoxha