ShowBiz

“Beni ecën vetë” prezaton publikisht vajzën

Ai njihet nga të gjithë për rolin protagonist në filmin e njohur për fëmijë ‘Beni ecën vetë’.

Flasim për aktori e njohur shqiptar Herion Mustafaraj, i cili që prej asaj kohe, është një nga aktorët më të dashur pavarësisht se jeton në New York prej shumë vitesh dhe vizitat në Shqipëri nuk janë aq të shpeshta.

Ditën e djeshme Herjoni ka qenë i ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’, ku për herë të parë ka prezantuar të bijën publikisht.

Dea ka vizituar Shqipërinë këtë verë për herë të parë dhe siç zbuloi gjatë intervistës, është magjepsur nga gjithçka ka parë gjatë pushimeve në vendin tonë.

Herioni zbuloi se e bija vazhdon aktualisht gjimnazin për arte dhe adhuron këngën e pianon.

Surpriza që 50-vjeçari ka rezervuar për të gjithë ata që e duan ishte lajmi për organizimin e një ‘One man show’ gjatë këtij muaji.

Link: https://youtu.be/P2aGCCp36pE?list=PLoGBYFjcuU_snItpQ3AnrOP4Rj0WSTogi&t=19

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnRqA8JFPR3/?taken-by=rudinamagjistari