ShowBiz

I jepet fund dilemës. Ja kush do prezantojë “Big Brother Vip”

Së shpejti do të fillojë ‘Big Brother VIP’, lajmi u konfirmua dje nga Top Channel që publikoi videon promovuese të spektaklit.

Në ‘Big Brother VIP’ do të futen të famshëm që i shohim përditë në televizion dhe rrjete sociale.

Përgatitjet kanë filluar prej kohësh,por data se kur nis spektakli nuk është zbuluar ende.

Ndërkohë sa i përket prezantimit fillimisht u tha se do e prezantonte Ledion Liço e më pas Luana Vjollca.

Ledion Liço e mohoi kategorikisht i ftuar në ‘Top albania radio’ duke u shprehur:’Nuk do e prezantoj unë Big Brother. Edhe këtë sezon do të jem me The Voice Kids’.

Edhe Luana po ashtu në një intervistë ka zbuluar se dhe këtë vit do të jëtë moderatore dhe autore në ‘Shiko kush luan’.

Por sot moderatorja Arbana Osmani i ka dhënë fund kësaj dileme.

Në një foto të publikuar nga ajo tregon se Big Brother VIP do ta drejtojë ajo.

https://www.instagram.com/p/BnTLcEDBDmT/?taken-by=arbana_osmanii

Link: https://www.instagram.com/arbana_osmanii/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BVm5L0WFsLp/?taken-by=bigbrothertch