ShowBiz

“Të ka ra fama në kokë…” Fifi thumbon keq Taynën

Fifi dhe Tayna duket se nuk i kanë aspak marrëdhëniet e mira me njëra-tjetrën. Ky debat mendohet se ka nisur që pas faktit se Tayna e cilëson veten si nëna e repit shqiptar dhe kjo gjë nuk pranohet nga Fifi, e cila në disa raste ka bërë deklarata ndaj Taynes.

Ditën e djeshme, Tayna publikoi një video ku shihej e revoltuar ndaj femrave që e kanë gjykuar dhe e ofendonin se ajo nuk ka përfunduar akoma një universitet. Në këtë video, Tayna thoshte se nuk e kishte problem që femrat të ecin sa më lart, por nuk duhet të mburren kot dhe të gënjejnë veten.

Nga ana tjetër, duket se kjo deklaratë e reperes nuk i ka pëlqyer aspak Fifit, e cila e ka sulmuar Taynen nëpërmjet një Instastory. “Kur t’ja nisësh motër vallen duhet me dit me e mbajt. Ose hyr në kurs të shotës dhe ndonjë gjë të mësosh.  Mos gjuaj si kungja të 50 Centve, se ka mundësi që as nuk i duhet askujt çfarë je duke bërë ti, sa para ke bërë ti, sa follower-sa e sa koncerte. Moti i kisha bërë edhe unë, po s’kam ca me nxjerr se. Kështu që ulu me këmbë në Tokë o rrush se të ka ra fama në kokë. Si më e madhe që jam po të këshilloj, se nuk është aq vështirë”, shkruan Fifi me stilin e saj të papërsëritshëm.

Në të njëjtën linjë mendimi është edhe kënga e saj e fundit “Habibi” e cila është pritur mjaft mirë në publik.

Link: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=vImePfQvKAQ

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmlW-83hLuf/?taken-by=fifi.official.fr / https://www.instagram.com/p/BmtTKalA_Sz/?taken-by=tayna