Së fundmi ka bërë bujë në media lajmi se Gjiko dhe Elita Rudi do të martoheshin më 21 shtator. Lajmi i datës dhe ditës, mori dhenë në media dhe tashmë kurioziteti është i madh.
Si për të na e konfirmuar, moderatori Labinot Gashi postoi një foto përkrah çiftit, në vendin ku dyshja do të martohet.
“Diçka po piqet” shkruhet në foto.
Kujtojmë se pak kohë më parë u tha që dasma do të ishte më 23 gusht, por u anulua për shkak të problemeve shëndetësore të Elitës, që aludohet gjithashtu të jetë shtatzënë.
Link: https://www.instagram.com/labinotsgash/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgeUrHBHj–/?taken-by=gjikotheflyboy