ShowBiz

“Sulltanesha Hyrrem” fiksohet pas Noizy-t. Ja kush është hiti i saj i preferuar

Aktorja Meryem Uzerli është bërë e njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Sulltaneshës Hyrrem’ në serialin “Sulltani i Madhërishëm”.

Pas këtij roli aktorja ka qenë shumë aktive dhe shpesh është bërë pjesë e mediave rozë në vendin tonë.

Por duket se lidhja e saj me Shqipërinë nuk është vetëm nëpërmjet serialit.

Në një videoje të publikuar në ‘Instastory’ aktorja zbulon se është fanse e reperit Noizy.

Teksa është në makinë me vajzën e saj, Laura të dyja dëgjojnë këngën ‘Toto’, një super-hit i kësaj vere.

Meryem dhe Laura shfaqen shumë të lumtura teksa kërcejnë një këngë e cila që në fillim të herës i kapërceu kufijtë me suksesin e saj.

Link: https://www.instagram.com/meryemuzerlimeryem/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=nrA4il7H8Yw

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhTeAZLgotT/?taken-by=meryemuzerlimeryem