ShowBiz

Adelina Tahiri publikon foton e parë të Jonit

Pak ditë pasi ka sjellë të birin në jetë këngëtarja Adelina Tahiri vijon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka publikuar fotografinë e parë të të voglit, i cili shihet i vendosur në shportën e bebes ku duken këmbët dhe duart e vogla, ndërsa tregohet e kujdesshme për të mos i treguar fytyrën.

Gjithashtu ajo ka publikuar një fotografi ku mban syze dielli, ndërsa në sfond shihet biberoni i Jonit.

 

Në fillim të këtij viti, Adelina lidhi kurorë me avokatin e pasur maqedonas Serjozha Markov, i cili është rreth 50 vjeç, ndërkohë që Adelina Tahiri nuk i ka mbushur as të 30-at.

 

Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/

https://www.instagram.com/p/Bn0l0u4F03j/?taken-by=adelina_tahiri1

Link: https://www.instagram.com/p/Bn0l0u4F03j/?taken-by=adelina_tahiri1

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjuzvRsFc0J/?taken-by=adelina_tahiri1