ShowBiz

Në muaj mjalti në Itali, Rona Nishliu merr dhuratë nga një person i rëndësisë së veçantë

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu i dha fund beqarisë disa ditë më parë. Këngëtarja kurorëzoi në martesë dashurinë e saj, në një ceremoni që erdhi si e papritur për publikun.

Ndërkohë, pas martesës Rona dhe bashkëshorti i saj nisën muajin e mjaltit në Itali. Por duket se këngëtarja ka pasur edhe gëzime të tjera gjatë kësaj periudhe. Rona ka festuar ditëlindjen, ndërsa ka marrë një dhuratë të veçantë nga kryeministri Rama.

Ky i fundit i ka dhuruar një shishe verë, ku është stampuar edhe emri i tij.

“Faleminderit për kujdesin tuaj dhe të institucionit”, shkruan Rona me mirnjohje, mbi foton e dhuratës.

Link: https://www.instagram.com/rona1shliu/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bk3DsyWnnHD/?taken-by=rona1shliu