Edhe pse ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja muzikore, Gjyste Vulaj vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga fansat. Ajo është më se aktive në rrjetet më të frekuentuara sociale dhe në Instagram ka një numër të madh ndjekësish për të cilët ndanë imazhe nga më të ndryshmet, pa harruar të provokojë nga pak.
Ndonëse 41 vjeç ajo mund të thuhet se i bën konkurrencë edhe artisteve të reja me format trupore. Në dy videot e fundit, Gjystja nuk i lë vend as imagjinatës teksa e filmon veten në shtrat.
Gjyste Vulaj është e martuar me Sokolin qysh nga mosha 16 vjeçare dhe ka dy fëmijë. Nga ana tjetër në projekte muzikore ka kohë që nuk është e angazhuar por koncertet e saj nuk kanë pasur të sosur gjatë gjithë verës.