Gjatë ditës së djeshme bëri bujë në media lajmi se një nga profesionistet më të sukseshme të ekranit, Vera Grabocka kishte pësuar aksident.
Lajmet për aksidentin i ka hedhur poshtë moderatorja Alketa Vejsiu e cila ka treguar se Vera thjesht ka ndrydhur pak kaviljen gjatë ecjes në pyll, por fatmirësisht është si kokrra e mollës.
“Vera Grabocka eshte si kokrra molles! Ka ndrydhur pak kaviljen se s’mund te heqe dore nga rituali i ecjes cdo dite ne Pyll! Por vertikalen mbi shpatulla e ben me mire se balerinat”, ka shkruar ndër të tjera moderatorja.
Gjithashtu ajo ka shtuar se Vera ka vijuar normalisht jetën dhe punën, madje dhe dje ka qenë në transmetimin e natës së dytë të Dance With Me dhe u ka bërë thirrje mediave të bëjnë kujdes me titujt.
https://www.instagram.com/p/BoJmiWIApwq/?taken-by=alketavejsiu
Link: https://www.instagram.com/p/BoJmiWIApwq/?taken-by=alketavejsiu
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bn57FVoASMa/?taken-by=alketavejsiu