Janë një çift si rrallë të tjerë në showbizin shqiptar dhe publiku i do shumë. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi mesa duket nuk kanë ndërmend ende t’i kthehen punës, pasi po shijojnë ende pushimet që shumkush do i kishte zili.
Fillimisht çifti bënë të ditur se ndodheshin në Kubë, më pas u kthyen në SHBA, më saktë në Miami, e tashme, me anë të një sërë postimesh në story, Marina bën me dije për gjithë ndjekësit se destinacioni i rradhës, janë ishujt Bahamas. Një ndër destinacionet më ekskluzive në botë.
Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnwdZ3HnAoe/?taken-by=marina_vjollca