ShowBiz

“Çfarë pëlqen më shumë fizikisht tek bashkëshorti?”, Zaimina nuk e shmang dot pyetjen

Zaimina hyn tek personazhet që nuk shprehen shumë publikisht për lidhjet e tyre, së fundmi ajo na ka lënë të gjithëve gojëhapur me deklaratën më të ëmbël të dashurisë.

E ftuar në Pop Culture, Zaimina ka treguar çfarë pëlqen më shumë në karakterin dhe pamjen e bashkëshortit.

“Unë Klodin e adhuroj shumë si njeri. Ka shumë gjëra që i pëlqej tek ai; ambicia e tij, vendosshmëria që ka, më pëlqen që ecën me plane, ndryshe nga unë dhe mundohem të mësoj nga ai. Është një njeri tek i cili adhuroj shumë gjëra”, -ka thënë Zaimina, ndërsa pyetjes se çfarë e tërheq më shumë fizikisht te Klodi, këngëtarja është munduar t`i shmangej në fillim, por më vonë ka vendosur të përgjigjet.

“Nëse nuk përgjigjem kam frikë se njerëzit keqkuptohen, kështu që po them që është buzëqeshja”, -është shprehur Zaimina duke e kaluar këtë moment me të qeshura. Po ashtu, ajo ka thënë se Klodi i bën shumë shpesh komplimente duke treguar se kur shkojnë bashkë nëpër evente, ai shikon femrat rreth e qark dhe i thotë se është më e bukura.

Link: https://youtu.be/61VUWa8FUww?t=815

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkPxGK2A4LO/?taken-by=zaimina_vasjari