ShowBiz

“6 mijë lekë bën boja në supermarket”, Kastro Zizo habit me batutën për flokët

Mungesën e komplekseve mund ta lidhim me fare pak emra të showbizit shqiptar. Ndër ta nuk mund të mungojë Kastro Zizo.

Ai ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” për të promovuar këngën më të re “Çuna dhe goca”, bashkëpunim me Eneda Tarifën dhe Robert Berishën.

Gjatë emisionit, Kastro i habiti të gjithë teksa tha se i lyen flokët në shtëpi dhe se e blen bojën në supermarket.

Arian Çani: Ledio kujt i ngjan ky njeri o plak, se ç’ka fut edhe një ngjyrë flokësh. Është bërë si rus.

Kastro Zizo: Në shtëpi i kam lyer. Mi kanë lyer. 6 mijë lekë bën boja në supermarket.

Arian Çani: Ke filluar të lyesh flokët plak ë? Je i paparë.

Kastro Zizo: Gjithmonë i kam lyer.

Arian Çani: Po thonjt pse nuk i lyen si Robert Aliaj?

Kastro Zizo: Po përtoj se i ha. Nuk është se i kam problem t’i lyej.

Link: https://youtu.be/wndULvoeD7I?t=860

Link: https://www.youtube.com/watch?v=J2-t8ZKb8bs

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmBAJuvhtP_/?taken-by=kastro_zizo_