Nevina Shtylla ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” në Top Channel, në puntatën e dytë të këtij sezoni. Së bashku me të ftuarit e tjerë ajo është bërë pjesë e lojërave të formatit duke zbuluar kështu edhe disa detaje për veten e saj.
Në rubrikën “Ndaje ose haje” moderatorja, që prej pak kohësh drejton “Procesin sportiv” në Top Channel, ka treguar për herë të parë arsyen që e bëri të linte Klan- in për Top- in.
“Kam qenë gjithmonë e terhequr ndaj idesë për të punuar në Top. Top- i më ka dhënë siguri dhe kjo është një ndër arsyet kryesore.”
Këto kanë qenë fjalët e Nevinës lidhur më këtë zgjedhje.
“Jo vetëm modë” në Tv Klan, që prezantohej nga Nevina, këtë sezon e drejton Orinda Huta.
Link: https://youtu.be/ohewnY-ndv0?t=5848
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel