ShowBiz

I fyejnë rëndë të shoqin, Xhensila Myrtezaj publikon videon

Së fundmi, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, një nga çiftet më të përfolura, janë bërë edhe prindër për herë të parë, pasi në jetë ka ardhur vajza e tyre Ajka.

Xhensila ka ndenjur pak shkëputur nga bota e muzikës për t’ju përkushtuar vajzës, ndërsa Bes Kallaku këtë sezon është në Tv Klan, me spektaklin “Be Coffe” që po e drejton me aktorin e humorit Erion Isain, dhe aktorin tjetër, Olsi Bylyku.

Por ky i fundit gjatë transmetimit të spektaklit ditën e sotme ka përmendur dhe Xhensilën.

“Kur bën dhe ajo Xhensila, burrin katunar, këndon si të jetë goca e Sabri Fejzullahut”, është shprehur Olsi, ndërsa Xhensila e ka publikuar videon në Instagram.

“O jooo”, shprehet Xhensila, teksa qesh me batutën e Olsit. Sigurisht, çdo gjë mbetet në kontekstin e shakasë. Miqësia e tyre është e famshme tashmë.

Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Booct_hADlX/?taken-by=bes_kallaku