E ftuara e rradhës në emisionin “Rudina”ka qenë juristja më e njohur nga publiku, pikërisht Eni Çobani.
Gjatë emisionit, zonja Eni është pyetur se cila është fobia e saj më e madhe, ndërkohë që juristja nuk ka hezituar të tregonte se frika e saj më e madhe është vetmia.
“Fobia ime më e madhe është vetmia. Nuk do uroja kurrë të isha vetëm. Për fatin tim të madh asnjëherë nuk kam qenë vetëm”, ka thënë ajo.
Gjithashtu, juristja ka shtuar se nuk e kishte ndjerë kurrë vetminë dhe se nuk kishte pasur mungesa të kësaj natyre.
“Të them të drejtën e ktheva këtë përgjigje tani nga pyetja, por nuk e kam ndjerë kurrë këtë sepse nuk kam pasur mungesa të kësaj natyre. Do t’i trembesha nëse do ndodhte”, ka thënë me qetësinë e saj të veçantë Eni Çobani.
Link: https://youtu.be/HRfnINr58eI?t=1360
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan