ShowBiz

Rikthehet Soni Malaj, kësaj here si prezantuese në një kompeticion bukurie

Këngëtarja e njohur Soni Malaj do t’i rikthehet prezantimit në një konkurs bukurie që do të mbahet shumë shpejt.

Në një intervistë për ‘Lartë e Poshtë’ nga Eraldo Rexho u zbuluan detajet e organizimit, ndër to edhe prezantuesja e spektaklit.

Gjatë intervistës ajo zbuloi se është shumë e lumtur për këtë rikthim dhe e ka mirëpritur ftesën me kënaqësi.

“Duke qenë një spektakël i nivelit ndërkombëtar dhe mbi të gjitha do të jem vetëm është një sfidë, ku do të jem taman si një zonjë shtëpie. Përveç kësaj do të më duhet të flas në pesë gjuhë atë ditë shqip, anglisht, italisht, frëngjisht dhe spanjisht. Do të më testohet aftësia për të folur mirë në gjuhët përkatëse. Por e kam me shumë pasion dhe mendoj se do ja dal. Prej kohësh kam dashur që të drejtohem sa më shumë drejt prezantimit të show-t televiziv dhe të mos njihem vetëm si këngëtare”,-ka rrëfyer Soni.

 

Link: https://youtu.be/tqvbuK-oyVo?t=569

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bk-q9wrHo-y/?taken-by=soni_malaj