ShowBiz

“Të shtyp ai që bën fotot!” Enca i mbyll gojën fansit me një përgjigje epike

Prej disa kohësh Enca lajmëroi ndjekësit në Instagram se kishte nisur përgatitjet për ditëlindjen e saj.

Më datën 19 të këtij muaji, ajo do të mbushë plot 23-vjeç.

Pasi u këshillua me ndjekësit e saj, prej të cilëve mori sugjerime për vende të ndryshme, këngëtarja vendosi që këtë 23-vjetor ta kalonte në Paris, gjë që e tregoi me një foto të biletës në aeroport dhe ka ndarë me të gjithë pamje nga qyteti të cilin ka nisur ta shëtisë menjëherë sapo ka arritur.

Kurse ditën e djeshme ajo ka postuar një foto nga dhoma e hotelit ku shfaqet e shtrirë në shtrat dhe me reçipeta teksa pyet fansat se cilat janë vendet më të mira për tu vizituar në Paris.

Në mes të shumë komplimentave, një person i ka lënë këngëtares një koment të hidhur.

“Të gjithë jemi të mendimit se Encën e ka ‘shtyp’ ky që i boni foton. Më ndryshoni mendjen! Ps: Mos komentoni është me shoqe”, ka shkruar ndjekësi, duke marrë edh reagimin e ashpër të Encës. “Jam me motrën pervers”, i ka shkruar ajo e revoltuar.

Link: https://www.instagram.com/p/BpCAR9KgmvR/?taken-by=enca

 

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bog-XCtHLTV/?taken-by=enca