ShowBiz

E quajtën vulgare, Rashel Kolaneci edhe pas tre javë shkakton debat

Format marramendëse të Rashel Kolanecit, vazhdojnë të jenë objekt debati mes balerinëve, edhe pse kanë kaluar disa javë nga polemika që shpërtheu në mbrëmjen e spektaklit “Dance With Me”, në natën e tretë. Performanca e çiftit Rashel Kolaneci dhe Seldi, atë natë ngjalli jo pak debate në sallë dhe “shkak” u bënë asetet e konkurentes seksi.

Balerini i njohur Klejdi Kadiu, njëherësh edhe kreu i jurisë së spektaklit, nuk vlerësoi performancën duke u shprehur se, nëqoftëse nuk do të ishin motorrët dhe muzika, Rasheli nuk do të kishte shkëlqyer gjatë kërcimit.

Por reagimi i balerinit profesionist Graciano Tagani, ishte i menjëhershëm në mbrojtje të partneres. Ai u shpreh se, komentet për Rashelin janë gjithmonë të vrazhda në krahasim me konkurentët e tjerë, duke replikuar pas komentit të Kadiut.

Ai madje përmendi edhe faktin që nuk duhet harruar se, Rasheli dhe Seldi janë amator, por këtë debat Graciano e vijoi edhe gjatë një interviste të dhënë së fundmi.

Ai tregoi se, tashmë nuk janë në konflikt dhe flasin me Klejdi Kadiun, por nuk i pëlqeu paragjykimi që u bë ndaj Rashelit, ku e gjykonin si “vulgare” apo “pa force”. Sipas Gracianos, gjërat janë të ndara dhe nuk mund të bëjë Rasheli si “grua zonjë”, pasi pika e fortë e saj është sensualiteti.

 

Link: https://youtu.be/GJY8QtaLIjM?t=733

Link: https://youtu.be/UU4IOCfTozk?t=972

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=GJY8QtaLIjM&t=741s